Sunning rregullon financat, pagat dhe këstet e Hakimit janë “rrugës”

Më në fund vjen lajmi i mirë nga Interi, sa i përket financave. Nerazzurri do të zgjidhë çështjen e pagave dhe ti paguajë Realit këstin e parë prej 10 milion eurosh për Achraf Hakimin.

Lehtësohet Sunning, lëshimi i transferimeve nga Nanjing do të heqin cdo problem  me UEFA-n, shkruan Albeu.com.

Përveç kësaj, Steven Zhang gjithashtu mund të kthehet së shpejti  në Milano .

Sot dhe nesër, lojtarët duhet të marrin pagën e tyre mujore të janarit, ndërsa deri më 31 mars klubi do të zgjidhë çështje Hakimi e cila ditët e fundit u bë shumë shqetësuese.

Pagesat që konfirmojnë angazhimin e Suning të paktën deri në fund të sezonit, me synimin për të arritur të paktën një qëllim të rëndësishëm për të tërhequr vëmendjen e disa investitorëve të cilët mund të japin frymë në arka dhe të hyjnë në klub si aksioner i pakicës.

Përndryshe, mundësia e një shitje të aksioneve  gjithashtu mbetet e vlefshme, por vetëm me një ofertë prej të paktën një miliard euro. Ndërsa priste të përcaktonte të ardhmen e aksioneve të klubit, Suning pastroi llogaritë për të shmangur çdo ndërhyrje nga Nyon dhe për të garantuar pjesëmarrjen në Kupat. /albeu.com/

Shtuar 29.03.2021 12:03