Mbi 3 milion e 600 mijë, kaq fletë votimi do të bëhen gati për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sasinë e fletëve të votimit për zgjedhjet e 25 Prillit. Mësohet se për këto zgjedhje parlamentare do të prodhohen 3.660.657 fletë votimi.

Kodi Zgjedhor parashikon fletë votimi sa numri i zgjedhësve +2% më shumë.

Ndërkohw, Porkuroria është duke verifikuar kandidatët për deputetë teksa sot, politikanët e kanë shpallur ditë zie në nder të deputetit Bashkim Fino.

Shtuar 29.03.2021 11:03