Sulmuesi shqiptar futet nga stoli dhe shënon golin e kualifikimit në grupet e Champions-it

Mbrëmja e djeshme, ka qenë magjike për Spartën dhe Pragën, pasi protagonist u bë sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani.

23-vjeçari u fut nga stoli në minutën e 70-të, teksa në minutën e 83-të, shënoi golin e dytë për Spartën ndaj Malmos, duke hipotekuar kualifikimin e kampionëve të Çekisë në grupet e Champions-it.

Ky ishte debutimi i Rrahmanit me Spartën e Pragës, kujtojmë që sulmuesi u transferua në këtë merkato nga Rapidi i Bukureshtit.


Shtuar 28.08.2024 08:41