Asi i Anglisë dhe Manchester Cityt, Phil Foden, mori pjesë në përleshjen mes Amir Khan dhe Kell Brook të shtunën mbrëma, kur nëna e tij u sulmua.
Claire Foden po qëndronte në mbrojtje të djalit të saj ndërsa në prapaskenë në Manchester AO Arena kur një grup burrash ofenduan futbollistin dhe kjo degradoi në një sherr që pa nënën e Fodenit të grushtohej.
“Ishte masakër. Ishte jashtë kontrollit. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë në jetën time,” tha një dëshmitar për “The Sun”.
“Isha në dhomën tjetër dhe dëgjova të gjitha të bërtiturat dhe ulërimat, kështu që dolëm për të parë se çfarë po ndodhte. Ishte çmenduri. Të gjithë thoshin se Phil Foden ishte atje.”
Videoja e sherrit është bërë virale, por dëshmitari sugjeroi se më shumë ka ndodhur pas përfundimit të videos.
“Pashë një grusht të hedhur. Kishte më shumë dhunë sesa thjesht ajo që u kap në video,” vazhdoi dëshmitari.
“Një burrë tjetër u godit me grusht pasi filmimi mori fund, ai ishte i gjakosur. Sigurimi u thirr në një moment dhe shumë njerëz përfunduan duke u dëbuar jashtë. Ishte joreale.”
Manchester City që atëherë ka lëshuar një deklaratë ku ka treguar mbështetjen e tyre për Foden dhe familjen e tij.
Klubi i Manchesterit u trondit nga pamjet e ngjarjeve, veçanërisht duke parë trajtimin e nënës së Fodenit.
“Klubi është në dijeni të një videoje e cila ka qarkulluar në mediat sociale që tregon Phil Foden dhe familjen e tij duke u ngacmuar dhe abuzuar”, thuhet në deklaratë.
“Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar për natyrën e abuzimit dhe sulmit që pasoi ndaj një prej anëtarëve të familjes së Phil.
“Ne do të vazhdojmë t’i japim Phil dhe familjes së tij të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ata kanë nevojë.”/ h.ll/albeu.com