Manchester City vuan, por arrin të fitojë me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Wolverhampton, falë një goli të shënuar nga John Stones në minutën e 95-të.
Vendasit kalojnë shumë shpejt në avantazh me Larsen, por Gvardiol barazon shifrat që në pjesën e parë.
Kur dukej se sfida do të përfundonte në barazim është Stones ai që shënon golin e fitores për skuadrën e Guardiolës.
Në pritje të rezultatit të supersfidës mes Liverpulit dhe Çelsit, City ngjitet përkohësisht në krye të renditjes së Premier Ligës me 20 pikë pas 8 ndeshjeve të luajtura.
Wolverhampton mbetet duarbosh dhe gjithashtu në vendin e fundit: vetëm një pikë në 8 javë kampionat.