Stefan De Vrij: Gjithçka shkoi keq, pjesa e parë për t’u harruar

Interi u mposht në “San Siro” nga Sassuolo dhe në kampin zikaltër zhgënjimi është i madh. Pas ndeshjes foli për Inter TV mbrojtësi Stefan De Vrij, i cili vuri në dukje gabimet e skuadrës së tij.

“Loja nisi shumë keq për ne. Kemi bërë shumë gabime në ndërtimin e lojës, pastaj ata shënuan gol dhe me të vërtetë është një pjesë e parë për t’u harruar. Tani duhet të ringrihemi menjëherë.

Ndeshja me Sassuolon ka përfunduar dhe sigurisht që duhet ta analizojmë dhe kemi gjëra për të mësuar. Gjithsesi duhet të shohim përpara.

Në pjesën e dytë krijuam shumë raste, por nuk shënuam gol. Sot gjithçka shkoi keq. Në pjesën e parë shumë keq”, tha mbrojtësi holandez i kampionëve në fuqi të Italisë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.02.2022 22:07

Tags: ,