Statuja e Ronaldos në vendlindje po dëmtohet, tifozët e prekin aty ku nuk duhet (FOTO LAJM)

Në vendlindjen e Ronaldos në Funchal i kanë dedikuar një statujë lojtarit më të mirë në hitorinë e Portugalisë dhe heroit me të cilin ata krenohen.

Që në 2014, kjo statujë prej bronzi u ndërtua për të nderuar yllin e qytetit të tyre, një vepër më shumë se dy metër e lartë dhe më shumë se 800 kg teksa tërheq çdo ditë e më shumë edhe vëmendjen e turistëve.

Duke qenë edhe qytet bregdetar, turistik qindra tifozë dalin në foto para statujës së lojtarit portugez por tashmë ka rënë alarmi pasi ajo po dëmtohet në një pjesë shumë delikate.

Siç shihet edhe në foto, pjesa e penisit në statujë po zbehet ose po merr ngjyrë tjetër pasi pothuajse shumica e turistëve e prekin apo fërkojnë pjesët intime, një lloj veprimi supersticioz sipas banorëve të zonës.

Është një rit që po përhapet shumë por që ka shqetësuar autoritetet sepse statuja mund të marrë dëmtime të pariparueshme në të ardhmen.

Statuja e Ronaldos në vendlindje po dëmtohet, tifozët e prekin


Shtuar 4.03.2022 19:22