Manchester United po kalon një sezon të vështirë, por në anën tjetër David De Gea po kalon një edicion të jashtëzakonshëm, teksa me pritjet e tij ka qenë fantastik në këtë sezon.
Ai u kthye në shpëtimtar të “Djajve të Kuq” në shumë prej sfidave të Premier League këtë sezon.
Statistikat tregojnë se gardiani i Manchester United është ai i cili ka rendimentin më të kënaqshëm. Në pesë ligat kryesore, De Gea ka statistikat më të mira duke merituar me të drejtë titullin si më i miri në Evropë.
Në raportin mes golave të pësuar dhe atyre të shpëtuar, 31-vjeçari ka një koeficient +7.6, duke qenë vendimtar me pritjet e tij së paku në 8 situata ku skuadra e tij mund të ishte ndëshkuar.
Pas tij vjen portieri i Wolves, Jose Sa me një rezultat prej +6.7.
Manuel Riemann i Bochumit mbyll treshen e parë, me portierin gjerman që mban koeficientin +6.4 gola.