STATISTIKAT / Partizani – Tirana, 10 vitet e fundit “ligjin” e bëjnë të kuqtë

Ndeshja me e madhe në historinë e futbollit shqiptar do të luhet ditën e premte duke nisur që nga ora 19:00. Në “Air Albania” është rezervuar të zhvillohet një nga sfidat më të luftuar mes dy skuadrave të kryeqytetit. Ashtu siç jemi mësuar tashmë në vitet e fundit rivaliteti mes Tiranës dhe Partizanit ka dhuruar spektakël në fushën e lojës dhe jashtë saj.

Të gjithë tifozët vëmendjen e këto ditë e kanë pikërisht te derbi i kryeqytetit, sfidë që vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenarinë e një qyteti. Pikërisht kjo sfidë flet edhe në lupën e statistikave.

Në këtë sezon demat vijnë si forcë e dytë e kampionatit me 27 pikë, teksa kanë arritur të korrin 9fitore, 10 barazime dhe 4 humbje. Ndërsa kanë një golavarazh 30 gola të shënuar kundrejt 22 të pësuar.

Ndërkohë nga ana tjetër bardheblutë kanë 3 pikë më pak, 34. Ia kanë dalë të sigurojnë 9 fitore, kanë 7 barazime dhe 7 humbje. Golavazh 41-35.

Po çfarë thonë statistikat e 10 viteve të fundit të përballjeve mes tyre? Demat janë në vendin e parë. Në 37 përballje mes tyre, Partizani ka fituar plot 16 sfida, kanë barazuar në 14 prej tyre, ndërsa 7 takime kanë shkuar në favorin e Tiranës.

Një bilanc dukshëm pozitiv për demat, të cilët do të synojnë që të thellojnë akoma më shumë statistikat mes tyre, teksa në lojë këtë herë është vendi i dytë në klasifikim.

Vlen të theksohet se derbi i fundit mes Tiranës dhe Partizanit u mbull në barazim 1-1, teksa derbi i parë i këtij sezoni ka shkuar në favorin e të kuqve me shifrat 2-1. /newsport.al/


Shtuar 14.02.2024 10:01