Statistika të jashtëzakonshme nga Lewandowski, një gol larg rekordit në Bundesliga

Robert Lewandowski padyshim që është një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni në Europë.

Sulmuesi i Kombëtares së Polonisë ka statistika të frikshme gjatë këtij sezoni. Për ekipin e Bayern Munchen, Lewa ka bërë 38 paraqitje dhe ka shënuar 46 gola (në të gjitha kompeticionet).

‘Lewangolski’ gjatë këtyre paraqitjeve po ashtu ka kontribuar në 9 gola (si asistues).

Polaku është vetëm një gol larg rekordit historik të Gerd Muller, për më së shumti gola në një sezon të Bundesligas.

Muller kishte shënuar 40 gola, kurse Lewandowski tani ka 39, ku kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të Bundesligas.

Kujtojmë që Bayern Munchen sot festoi titullin e nëntë radhazi.


Shtuar 8.05.2021 21:37