Dy ndeshjes dhe zero pikë i sigurojnë Arsenalit nisjen më të dobët në histori, duke bërë që pozicioni i Artetas të lëkundet ndjeshëm.
Zhgënjimi më i madh ishte ndeshja e parë e këtij sezoni ndaj debutuesve të Brentford ku “topçinjtë” u mposhtën me rezultatin e pastër , 2-0.
Më pas do të vinte edhe humbja e dytë me të njëjtin rezultatat ndaj rivalëve të Chelsea.
Dy humbje dhe asnjë gol i shënuar kanë detyruar drejtuesit e Arsenalit të rishikojnë pozicionin e trajnerit Mikel Arteta i cili mund të jetë në ditët e fundit.
Në mediat angleze po aludohet edhe për kontaktet e para mes drejtuesve të Arsenalit dhe ish trajnerit të Interit, Antonio Conte, i cili pas “divorcit” me gjyq me Chelsea-n, ka dëshirë të rikthehet sërish në Premier League dhe të tregojë aftësitë e tij.
Pikërisht mesditën e të shtunës në “Etihad Stadium”, Mikel Arteta do të luajë edhe shansin e tij të fundit për të vijuar punën te Arsenali, pasi një tjetër disfatë ndaj Manchester City-t, mund t’i shtyjë drejtuesit të sjellin një tjetër trajner, duke shfrytëzuar edhe ndërprerjen dy javore të kampionatit, për shkak të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022. /albeu.com/