“Arsenali ishte fenomenal sot” – Arteta reagon pas barazimit ndaj Man Cityt

Arsenali e mbajti Man Cityn në barazim pa gola në Etihad, rezultat që i sheh Topçinjtë të zbresin në vendin e dytë, dy pikë prapa liderit të ri, Liverpoolit.

Mikel Arteta ishte i kënaqur me paraqitjen edhe pse nuk ka marrë tre pikët.

“Një ndeshje vërtet konkurruese siç mund ta imagjinoni. Ne bëmë një tjetër hap të madh sot”.

“Ata kanë aftësinë të ndryshojnë formacionet për të të futur thellë në shumë momente. Ata janë shumë fizikë, por mendoj se ne e përballuam shumë mirë këtë”.

“Unë mendoj se ne kishim situatat më të mira. Ne ishim vërtet agresivë nganjëherë dhe e merrnim topin në zona të shkëlqyera. Mënyra se si konkurronim individualisht dhe si ekip ishte fenomenale”.

“Individualisht duhet të jesh në maksimumin. Mendoj se është viti 2021 kur ata nuk kishin shënuar gol këtu në Etihad”.

“Ishte një test vërtet i vështirë për ne sot. Ne donim të fitonim, por kur nuk mund të fitoni, por as nuk duhet të humbnim”, ka thënë Arteta. /Telegrafi/


Shtuar 31.03.2024 21:35