Spektakolar Vinicius.Jr, Real Madridi përmbys rezultatin përballë Mallorcas (VIDEO)

 

Real Madridi ka arritur të shënojë edhe golin e dytë dhe të përmbysjes në Santiago Bernabeu përballë Mallorcas.

Fillimisht është Valverde që shënoi një super gol në fundin e pjesës së parë për të barazuar rezultatin, pasi Muriqi zhbllokoi rezultatin në minutën e 35.

Në pjesën e dytë Real Madridi ka qenë akoma edhe më shumë kërkues dhe ka arritur të gjejë golin e dytë në mintën e 72, falë një kombinimi perfekt Vini-Rodrygo,  me të parin që dërgoi topin në rrjetë./albeu.com


Shtuar 11.09.2022 15:38