Aksident në rrugën e Arbrit, makina përfundon në përrua, drejtuesja e mjetit dhe një fëmijë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit, në fshatin Shkallë të Xibrit, ku një automjet tip veturë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Spates”.

Sipas burimeve mjeti që po vinte nga Klosi është përplasur fillimisht me hekurat e urës e më pas ka përfunduar në përrua në rrugën e Arbrit.

Famirësisht nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa është plagosur lehtë gruaja drejtuese e mjetit e cila është dërguar në spitalin e Matit, ndërsa ka shpëtuar e bija.

Policia ka mërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit që për pak nuk u kthye në tragjedi./albeu.com