Spektaklin në stadium e bën Berlusconi, tifo dhe puthje me të dashurën (VIDEO)

Silvio Berlusconi mbetet gjithnjë tifoz i Futbollit e për më tepër i Monzës së tij që ka në Serinë B. Për të dytën javë radhazi, ish numri 1 i Milanit dhe ish kryeministri italian është rikthyer në stadium për të ndjekur Monzën e tij.

Ekipi kishte një duel shumë të rëndësishëm ndaj Pisa për kreun dhe në fakt zhgënjyen duke u mundur 1-2.

Gjithsesi spektaklin kësaj radhe e dha vetë Berlusconi me puthje pasionante në stadium edhe pse në moshën 85-vjeçare. Ndërkohë që partnerja e tij është vetëm 32 vjeç, të dy duken shumë të lidhur me njëri-tjetrin sa nuk kursyen puthjet madhe edhe në sy të Gallianit, drejtuesit të klubit.

Shpresojmë që Monza e Berlusconit të ngjitet në Serinë A dhe spektakle të tilla të ish bosit të Milanit t’i shikojmë edhe në elitën e futbollit!.


Shtuar 20.02.2022 08:53