Spektakël pa fitues në Shkodër, Kukësi zbret nga podiumi Vllazninë (VIDEO)

Vllaznia dhe Kukësi janë ndarë në paqe 1-1, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar në “Loro Boriçi”.

Shkodranët shënuan të parë me anë të Liridon Latifit që në minutën e tetë, ndërkohë që Djurdjevic kishte dy mundësi të mira për të dyfishuar në pjesën e parë.

Djemtë e Brdaric ishin të pafat edhe me Arsid Krujën, i cili u ndal nga shtylla pingule. Katër minuta më pas Puntus befasoi Vllazninë.

Sulmuesi moldav lëvizi mirë në zonë dhe i dha një pikë skuadrës së Kukësit, që mban vendin e dytë me një pikë më shumë se Laçi, kurse kuqeblutë zbresin në vendin e katërt. / h.ll/albeu.com


Shtuar 23.12.2021 18:44