Sparta e Pragës rigjen suksesin falë futbollistëve shqiptarë!

Sparta e Pragës u rikthye te fitorja në kampionat, pas një serie të gjatë prej 5 ndeshjes pa triumf në elitën e futbollit çek. Kampionët në fuqi mposhtën Karvinën, në duelin ku protagonist u bënë dy futbollistët shqiptarë, Qazim Laçi dhe Albion Rrahmani.

Sfida u zhbllokua në minutën e 2-të, kur Rrahmani asistoi për Sadilek, që shënoi golin e avantazhit. Miqtë barazuan shifrat me Regali në minutën e 36-të, ndërkohë në minutën e 39-të, ishte Qazim Laçi, që rrëmbeu skenën, ku pas një goditje dënimi, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësve kundërshtarë e dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 45-të, Albion Rrahmani shënoi një gol mjaft të bukur në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh, teksa sigloi shifrat në 3-1 në pjesën e parë. Sparta e Pragës e mbylli me fitore 4-1, pasi realizon edhe një gol tjetër në fraksionin e dytë të lojës.


Shtuar 3.12.2024 23:38

Tags: ,