Përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit të krahut, Trent Alexander-Arnold.
Anglezi dje u zgjodh me skuadrën për “Euro 2020”, ndërsa sonte (e mërkurë) pësoi lëndim në fundin e ndeshjes gjatë miqësores ndaj Austrisë.
Ky lëndim duket jo i mirë, ngase Arnold nuk arriti të ecte aq mirë.
Lëndimin e këtij të fundit e konfirmoi edhe selektori anglez.
“Unë mendoj se ka pësuar lëndim në kofshë, por ekipi mjekësor është duke e vlerësuar”, tha ai.
Brenda 24 – 48 orëve do kuptohet nëse Arnold do arrijë të jetë me Anglinë në Kampionatin Evropian.