Southampton kërkon portierin e Fiorentinës

Bartlomiej Dragowski drejt Premier League pas një sezoni zhgënjyes me fanellën e Fiorentinës.

Sipas “Telegraph”, Southampton do të ishte i gatshëm t’i ofronte rreth 12 milionë euro skuadrës së purpurt për portierin polak. Negociatat për rinovimin e kontratës ndërmjet portierit dhe klubin Italian janë ndërprerë prej kohësh.

Kjo është arsyeja pse klubi vjolë synon të fitojë para nga shitja e polakut gjatë merkatos së verës./h.ll/albeu.com

Shtuar 12.05.2022 07:30