Armando Broja mund të shitet përfundimisht, sidomos pas kësaj oferte që pritet të marrë Chelsea për sulmuesin e lënë në huazim dy sezonet e fundit.
Southampton që e ka në skuadër momentalisht e ka ndarë mendjen dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, zbulon të rejat.
Sipas tij, klubi anglez do të nisë një ofertë prej 25 milion sterlinash te Chelsea dhe kjo do të ndodhë së shpejti
Southampton e ka kuptuar që për autorin e pesë golave do të ketë oferta të shumta, pasi ditët e fundit u lakua për interesimin e West Ham.
Në këto kushte “Shenjtorët” kanë nisur të lëvizin për ta blerë përfundimisht sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë./albeu.com