Southampton i Brojës realizon një fitore spektakolare në shtesa (VIDEO)

Ndeshja midis Swansea-Southampton ka qënë një ndeshje fantastike për të prerë një biletë në fazën tjetër të FA Cup.

Golin e parë e shënoi Southampton në minutën e 8-të me anë të Redmond. Në minutën e 30-të Valery ndëshkohet me kartonin e kuq në rradhët e ekipit të Brojës dhe e braktis ndeshjen.

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat dhe pse rastet ishin të shumta. Ndeshja ishte e ashpër me shumë faulle të shkaktuara nga të dyja palët. Në minutën e 77-të Swansea arrin të barazojë shifrat me anë të Piroe. Koha e rregullt mbyllet në barazim dhe ekipet priten shtesat për të kuptuar fituesin.

Në minutën e 95-të Southampton realizon një autogol duke i dhënë avantazhin kundërshtarit. Por mrekullia ndodh në minutën e 96-të, një minutë pas autogolit. Elyounoussi realizon golin e barazimit për miqtë. Ndërsa në minutën e 102-të,  Long shënon golin e fitores për Southampton duke i dhënë mundësinë ekipit për të kaluar në fazën tjetër.

Broja e nisi ndeshjen si titullar duke u zëvendësuar në minutën e 78-të/ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.01.2022 21:16