Sot nis Euro 2020, Mourinho jep parashikimin për fituesin: Nuk është Portugalia

Ditën e sotme fillon Kampionati Europian i futbollit.

I ftuar në studion e “Sky Sport”, Jose Mourinho ka parashikuar fituesin e eventit madhështor të futbollit në Kontinentin e Vjetër. Sipas “Special One” nëse Franca nuk fiton do të jetë një dështim i madh.

“Franca është favorite absolute dhe praktikisht së bashku me stolin ka tri skuadra të kompletuara. Franca nuk ka pika të dobëta prandaj duhet ta fitojë Kampionatin Europian, ndryshe do të jetë një dështim i madh”, tha Mourinho.

Shtuar 11.06.2021 10:06