DASH: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dalë në një deklaratë zyrtare ku thuhet se mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përsa i përket anëtarësimit të këtyre dy vendeve në Bashkimin Europian.

Në deklaratën zyrtare thueht se DASH po angazhoet në nivelet më të larta të për të treguar se janë të përkushtuar drejt qëllimit që kanë vendet aspirante për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Deklarata Zyrtare

Ned Price, Zyrtar i qeverisë së Shteteve të Bashkuara:

Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve.


Shtuar 11.06.2021 10:18