Sot do të jetë dita e prezantimit të Paulo Dybalas si lojtari më i ri i Romës. Argjentinasi u largua si lojtar i lirë nga Juventusi, teksa zgjodhi verdhekuqtë për të vazhduar karrierën.
Ish-lojtari i “Zonjës së vjetër” po stërvitet në Trigoria dhe më në fund do të debutojë me fanellën e re.
Të lidhura
None found
Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, trajneri Jose Mourinho do të ketë një kartë të vërtetë për repartin ofensiv që mund të vendoset si sulmues përkrah Abrahamit në 3-5-2 ose të tërhiqet në 3-4-2-1.
Sonte klubi organizoi një event të vërtetë për prezantimin e lojtarit. Sipas burimit rreth 50 mijë fansa mund të jenë të pranishëm për të parë blerjen e re.
Ndërkohë, nesër mund të debutojë me fanellën e Giallorossëve në miqësoren në Trigoria, me dyer të mbyllura, kundër Ascolit.
