Solskjaer pranë rinovimit me United, do të bëhet një nga trajnerë më të paguar

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer do fitojë kontratë të re trevjeçare me vlerë 30 milionë euro në fund të sezonit.

48-vjeçari që zëvendësoi Jose Mourinhon në dhjetorin e 2018 dhe ka arritur ta rikthejë skuadrën në top formë.

Sidoqoftë, me Unitedin që renditët në pozitën e dytë në Premierlië dhe kanë arritur në çerekfinale të Ligës së Evropës, sipas Mirror, tekniku norvegjez do ta rinovojë kontratën.

Thuhet se oferta e kontratës do mbetet në tavolinë edhe nëse Unitedi përfundon në pozitë me poshtë në tabelë dhe nëse dështojnë ta fitojnë Ligën e Evropës.

Ndërkohë, në qershor, Solskjaerit i skadon kontrata.


Shtuar 25.03.2021 15:17