Solskjaer ende nën presion para ndeshjes ndaj Liverpool-it

Pavarësisht se arritën të fitonin të mërkurën ndaj Atalantës me përmbysje 3-2, përsëri ekipi I Manchester United nuk duket bindës. Për këtë gjë , ish-mesfushori i “Djajëve të Kuq”, Paul Scholes nuk i kurseu kritikat ndaj klubit.

“E kuptoj gëzimin dhe festën e fitores ndaj Atalantës, ishte një përmbysje me shumë emocione. Ata luajtën kundër Atalantës që kishte 5 mungesa kryesore dhe një mbrojtës që u largua gjatë lojës, pra nuk ishte Atalanta e kompletuar të cilën ne e dimë shumë mirë se çfarë ekipi i rrezkishëm që është. Gjithësesi, Manchester United do të ndeshet të dielën ndaj Liverpool-it. A e kanë luksin të veprojnë ndaj Liverpool-it njësoj si me Atalantën? Të humbasin pjesën e parë e në të dytën ta përmbysin? Dyshoj shumë që jo! Më vjen keq ta them por nuk janë një ekip stabël, janë të lëkundur dhe pa dëshirë loje.”

Të lidhura

None found

Këto kanë qënë kritikat e Scholes i cili u shprehu shumë i ashpër ndaj ekipit të teknikut Solskjaer./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 11:01