Sokol Cikalleshi shënon dygolësh në Turqi

Sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi vazhdon me performancën e mirë në futbollin turk.

Reprezentuesi i Shqipërisë, ka shënuar dygolësh në barazimin e skuadrës së tij, Koniaspor ndaj Adana Demirspor, sfidë kjo që u mbyll baras 2-2.

Sulmuesi shqiptar zhbllokoi takimin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9-të dhe dyfishoi shifrat, sërish nga 11 metrat, në minutën e 45-të.

Cikalleshi tani arrin në kuotën e 11-të golave këtë sezon të garave në elitën e futbollit të Turqisë.


Shtuar 9.03.2024 20:30