Sulmuesi Xhuliano Skuka do të jetë pjesë e Partizanit edhe për 3 vitet e ardhshme. Klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se me ish-lojtarin e Dinamos ka arritur të rinovojë kontratën deri në vitin 2025.
Dibrani u bashkua me Partizanin në janarin e këtij viti nga Dinamo, teksa më herët ka luajtur me Korabin. Me kontratë deri në 2024, Skuka ka zgjatur edhe me një vit marrëveshjen.
Të lidhura
None found
“FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën. 24 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2025, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e sulmuesit te Partizani.
