Skuadra po kalon një peridhë krize, Depay: Kurrë nuk do të pendohem për nënshkrimin me Barcelonën

Edhe pse Barcelona po kalon një periudhë të vështirë, Memphis Depay i transferuar gjatë merkatos që lam pas, shprehet se nuk është penduar aspak që i është bashkuar katalanasve.

Holandezi bëri një nisje mjaft të mirë të sezonit, por së fumdi gjithçka është zbehur, edhe pse ai mbetet një nga të paktët lojtarë që ndoshta meriton pozicionin që ka.

“Si mund të më pyesni për këtë? Barcelona është Barcelona,” u përgjigj ai në një intervistë me ESPN NL pasi u pyet nëse ishte penduar për ndërrimin e tij.

“Ju e dini madhështinë e klubit dhe çfarë do të thotë për një lojtar të shkojë në një ekip si ky.

“Unë kurrë nuk do të pendohem”.

Depay mbërriti me kërkesë të drejtpërdrejtë të trajnerit Ronald Koeman , dhe sulmuesi është i sigurt se ekipi mund të kapërcejë vendin e vështirë në të cilin gjenden.

“Ne e dimë situatën në Barcelonë,” tha ai.

“Të gjithë bëjnë panik sepse njerëzit nuk janë mësuar me këtë.

“Ata janë mësuar të fitojnë dhe të luajnë futboll të mrekullueshëm. Por unë nuk jam i shqetësuar dhe jam i sigurt se gjërat do të ndryshojnë.” /albeu.com


Shtuar 5.10.2021 18:17