E di që nuk do të ketë minuta te Barcelona, Depay përshpejton largimin

Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi i Barcelonës Memphis Depay është duke përshpejtuar largimin e tij nga Katalunja pasi është i qartë se minutat e tij në skuadrën e Xavi-t këtë sezon do të jenë të limituara.

Holandezi po kërkon të gjejë një destinacion të ri para nisjes së La Liga-s.

Një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij është Juventusi, e cila e sheh atë si zëvendësues ideal të Vlahovic, ose pse jo edhe për të formuar një dyshe sulmi./albeu.com


Shtuar 2.08.2022 18:33