Skuadra është e kompletuar, lojtarët e kuptojnë peshën e këtij çasti”, Nevil Dede zbulon planin ndaj Shamrock

Egnatia zbret sonte në fushë për takimin e parë kundër Shamrock Rovers, të vlefshëm për turin e tretë të UEFA Europa League. Përballja do të luhet në Dublin, duke nisur në orën 21:00.

Të lidhura

None found

Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri i skuadrës nga Rrogozhina, Nevil Dede, foli për gjendjen e ekipit dhe mënyrën se si është përgatitur ndeshja.

“Deri tani gjithçka ka qenë në kushte ideale dhe i gjithë organizimi i klubit duhet përgëzuar. Ekipi paraqitet mirë, ndërsa futbollistët kanë shumë pozitivitet, si në aspektin psikologjik, ashtu edhe në atë fizik. Grupi është i kompletuar, me përjashtim të Bakayokos, mungesa e rëndësishme e të cilit tashmë dihet. Megjithatë, ne e kemi forcën e duhur dhe djemtë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij momenti historik në të cilin luajmë sot.

Shamrocku është një skuadër me stil të futbollit britanik dhe synon të përfitojë veçanërisht nga faktori fushë. Mesazhi kryesor që u kemi përcjellë lojtarëve është se nuk duhet t’u japim mundësi të shtojnë entuziazmin e tifozëve në stadiumin e tyre. Duhet ta kontrollojmë ndeshjen, në mënyrë që vrulli i tyre të zbehet, e më pas të jemi ne ata që drejtojmë ritmin dhe situatat e lojës”, deklaroi Dede.


Shtuar 4.08.2026 16:35

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş