Pas më shumë se dy vjetësh e gjysmë, Drita ka zyrtarizuar ndarjen me kryetrajnerin Zekirija Ramadani, duke mbyllur një periudhë të shoqëruar me suksese të shumta.
Në njoftimin e publikuar për media, klubi nga Gjilani e cilësoi të jashtëzakonshëm bashkëpunimin me Ramadanin dhe shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe kontributin e tij.
Të lidhura
None found
Drita bëri të ditur se rezultatet e arritura së bashku do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit. Sipas komunikatës, titujt kampion dhe paraqitjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare dëshmojnë punën kolosale të realizuar gjatë kësaj periudhe.
Në përmbyllje të njoftimit, FC Drita e falënderoi Zekën për gjithçka që i ka dhënë klubit, ndërsa shprehu besimin se rrugët e ndërtuara së bashku mund t’i bashkojnë sërish palët në një moment tjetër.
“Suksese dhe paç fat, Zeko!”, ishte mesazhi përfundimtar i klubit.
