Me Milan Skriniar te dera, gati për t’u larguar, Interi po punon për të siguruar pjesën tjetrën të mbrojtjes dhe një nga më të mirët në këtë repart për “zikaltërit” është padyshim holandezi De Vrij.
Holandezi po ashtu u lidh me një largim të mundshëm, për tashmë gjeërat se kanë ndryshuar. Klubi dhe lojtari janë gati të nisin negociatat për rinovimin e kontratës.
Agjenta e mbrojtësit, Rafaela Pimenta është ajo që do të përfaqësojë lojtarin në bisedimet me klubin e Milanos.
30-vjeçari ka kontratë me Interin deri në sezonin e ardhshëm dhe ka qenë një lojtar titullar në formacionin e Simone Inzaghit./albeu.com