“Dridhet” Milani, City futet në garë për Leaon

Sipas gazetës portugeze Record , skuadra e Pep Guardiolës është e interesuar për nënshkrimin e yllit të Milanit , Rafael Leão.

Prioriteti i skuadrës lombarde është rinovimi i tij, por negociatat janë të ngulitura për një arsye, një gjobë prej 16 milionë eurosh që duhet t’i paguajë Sportingut të Lisbonës, klubit ku lojtari u promovua.

Kampionët aktual të Italisë kërkojnë të mbajnë sulmuesin e ri portugez, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2024. Për ta bindur, ai do të ishte i gatshëm t’i paguante 6.5 milionë euro në sezon, siç raporton La Gazzetta dello Sport. Ndërkohë, Manchester City mbetet shumë vigjilent. Ai madje ka dërguar skautët në San Siro për të ndjekur përparimin e tij./albeu.com