Nuk di të ndalet, Quagliarella do të rinovojë kontratën me Sampdorian

Kur përmendet Sampdoria menjëherë të vjen në mendje Fabio Quagliarella.

Kjo është java e sulmuesit nga Castellammare di Stabia, kontrata e të cilit me klubin e Sampdorias skadon, por është më afër se kurrë rinovimit.

Tani është thjesht një çështje e vendosjes së stilolapsit, një formalitet dhe më pas numri 27 i Sampdorias do të jetë ende në gjendje të mbajë shiritin dhe të japë kontributin e tij në ekipin e trajnerit Marco Gianpaolo.

Së shpejti do të arrijë nënshkrimi i një kontrate që do të shohë Quagliarellën t’i bashkohet ngjyrave edhe për një sezon tjetër me fanellën e Sampdorias për 500 mijë euro plus bonuse në vit.

Që Quagliarella është njëriu i rekordeve, veçanërisht me fanellën e Sampdorias, nuk është mister. Sezonin e ardhshëm, sulmuesi i cili në janar do të mbushë 40 vjeç, do të ketë mundësinë të futet në podiumin e golashënuesve më të mirë me fanellën e Sampdorias dhe të kalojë kështu Francesco Flachi në vendin e tretë me 105 gola. Në krye të klasifikimit është Mancini me 171 gola./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.06.2022 08:03