Skriniar duket “mision” i pamundur, PSG “kyç” Kimpembe

 

I cilësuar si një nga lojtarët që ishte me një këmbë në merkato, The Times thekson se PSG nuk ka ndërmend ta shesë francezin Kimpembe .

Mbrojtësi ishte në merkato, pasi drejtori sportive Luis Campos kishte prioritet nënshkrimin me Milan Skriniar, por Interi nuk heq dorë nga 70 milion euro, një shumë që konsiderohet absurde nga parisienët.

Në këto kushte, klubi në asnjë rast nuk ka ndërmend të lërë të lirë mbrojtësin e tyre edhe pse ata po shohin për alternativa të tjera në treg./albeu.com

 


Shtuar 24.07.2022 23:42