Pas “frenimit”, PSG rinis ofensivën për Milan Skriniar

U duk se PSG do të hiqte dorë përfundimisht nga nënshkrimi me mbrojtësin i Interit, Milan Skriniar. “Parisienët e konsideruan absurde vlerën e kërkuar nga “zikaltërit” për të lënë të lirë mbrojtësin e tyre.

Ditën e djeshme klubi francez firmosi me Mukiele dhe u mendua si ai ishte plani B dhe tanimë Skriniar ishte harruar, por jo.

Sipas Michele Criscitiello, gazetar i Sport Italia, siguron se Al Khelaifi ka zbarkuar në Londër për t’u takuar me Paulo Busardo, ndërmjetësin e Interit, që është po ashtu përgjegjës për negociatat për transferimin e Skriniar.

Kjo do të thotë një përparim nga PSG për nënshkrimin me qendërmbrojtësin sllovak../albeu.com

Shtuar 27.07.2022 12:39