Skënderbeu gjen një super trajner, fitoi titullin 3 vite më parë

Largimi i Migen Memellit nga stoli i Skënderbeut la një boshllëk në skuadrën korçare ku entuziazmi nuk është i mirë për shkak të rezultateve të dobëta. Por drejtuesit nuk janë gjetur të papërgatitur.

“Panorama Sport” zbulon se pas një bisede mes presidentit Ardjan Takaj dhe trajnerit Skënder Gega, ky i fundit ka pranuar të firmosë një kontratë 1.5 vjeçare. Një mision i vështirë për Gegën, por do të kërkojë tashmë të shpëtojë Skënderbeun. Lajmi konfirmohet për gazetën nga burime zyrtare në klubin korçar.

Të lidhura

None found

Skënder Gega drejtoi Partizanin drejt titullit kampion e tashmë do të përpiqet të shpëtojë Skënderbeun.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 


Shtuar 9.03.2022 16:38