Skëndërbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë

Skëndërbeu dhe Vllaznia  u përballën ditën e sotme në kuadër të javës së 7 të Abissnet Superiore.

Edhe pse rastet nuk munguan, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë duke e mbyllur takimin në barazim pa gola, 0-0.

Për të dyja skuadrat ky është barazimi i tretë  radhazi në 4 ndeshje të zhvilluara në kampionat. Shkodranët momentalisht pozicionohen në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Dinamo, ndërsa Skëndërbeu në vendin e 8 me 3 pikë. /albeu.com


Shtuar 2.10.2021 18:47