SKANDALOZE / Politologu i njohur kosovar: “Plisat” që përkrahin Shqipërinë duhet të arrestohen (VIDEO)

Politologu Nexhmedin Spahiu është shprehur hapur kundër tifogrupit “Plisat”.

Kjo për shkak të qëndrimit nga këto të fundit në mbështetje të Kombëtares shqiptare dhe kundër përfaqësueses së Kosovës.

Gjithçka ka ndodhur te emisioni “Kampionët” në “Kanal 10”. “Duhet me çel sytë, të gjithë sportistët në Kosovë dhe grupet e tifove.

Kemi grupe që janë kundër Kombëtares së Kosovës që është e tmerrshme”, thotë fillimisht Spahiu.

“Janë për shembull ‘Plisat” që përkrahin Kombëtaren shqiptare”, e ndërpret moderatori i emisionit “Kampionët”.

Çfarë shpreh më pas politologu i njohur në Kosovë është skandaloze. “Çdo shtet normal do i kishte arrestuar. Nëse del hapur kundër kombëtares. Shkoni në Serbi dhe shikoni çfarë ndodh me simpatizues që janë kundër Serbisë, sa arrestime ndodhin sepse kanë probleme te Kombëtarja. Ata përfaqësojnë minoritein, por këtu te ne që përfaqësojnë kombin dhe mban emër tradicional si “Plisat” dhe me u çu kundër kombëtares së Kosovës është e patolerueshme”, e mbyll ai.

@sport360ks Si e kometoni këtë deklaratë të Spahiut? #kosova #shqipëria #plisat #fyp #futbol⚽️ #prishtina #tirana🇦🇱 ♬ original sound – SPORT360


Shtuar 28.05.2024 21:21