Pas denoncimeve për përdhunim dhe sulm seksual nga dy vajza 19 dhe 20 vjeç, “bomberi” i Monaco dhe Kombëtares franceze, Wissam Ben Yedder është akuzuar këtë të premte zytarisht nga Prokoruria e Nisës.
Provat duket se kanë qenë të mjaftueshme për Prokurinë, me këta të fundit që kanë nisur hetimin për 32-vjeçarin, me akuzën “përdhurnim, tentativë përdhunimi dhe sulm seksual”, mirëpo francezi do të procedohet në gjendje të lirë, pasi ka paguar garancinë për lirinë me kusht, prej 900 mijë eurosh.
Ndërkaq, kujtojmë se akuzat mbi sulmin seksual të Ben Yedder kanë ardhur që në mesin e muajit korrik, ku dy vajza, respektivisht 19 dhe 20 vjeç akuzojnë sulmuesin e Monaco, se ai dhe një burrë tjetër kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzat, pa dëshirën e këtyre të fundit.