Skandal/ Gruaja në pushime me fëmijët, ylli i futbollit kapet mat me tjetrën

Ylli i futbollit Andy Carroll u filmua teksa festonte në ambientet e një shtëpie. Ish -sulmuesi i Anglisë u pa shumë i afërt me DJ të quajtur Kitty McPaws, teksa e përqafonte e kërcente me të.

“Ishte tronditëse për dikë që është i martuar.”- shprehet një nga njerëzit e pranishëm në festë.

DJ Kitty, emri i vërtetë Georgia Sims duket se ka bërë për vete ish- yllin e Liverpool, Newcastle dhe West Ham, Carroll, i cili në fakt është i martuar.

“Ai e përkëdhelte barkun e saj. Ishte shumë flirtues”- rrëfen një tjetër person i pranishëm.

Gruaja e tij ylli i Towie Billi Mucklow ndodhej me pushime në Spanjë me fëmijët e tyre.

Kujtojmë se 34 vjeçari Carroll dhe gruaja e tij u martuan në maj të vitit të kaluar.


Shtuar 14.08.2023 22:24