Operacion antidrogë në Tiranë, sekuestrohen rreth 10 mijë kokrra ekstazi

Një operacion antidrogë po zhvillohet në Tiranë.

Burime për AlbEu bëjnë me dije se deri më tani janë sekuestruar  rreth 10 mijë kokrra ekstazi.

Gjatë aksionit janë shoqëruar 5 persona.

Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

Mësohet se nga 5 të arrestuarit, 3 janë Shqipëria dhe 2 të tjerë nga Kosova. Dozat, thonë burime të policisë, siguroheshin dhe vinin në vendin tonë nga Kosova.

Ditën e nesërme priten detaje të reja dhe njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me goditjen ndaj trafikut të drogës./albeu.com