Situata te Juve: 3 yjet drejt rinovimit, Pjanic kërkon rikthimin, Locatelli goditja e verës

Kontrata i skadon në vitin 2022, por Paulo Dybala do të qëndrojë tek Juventusi, ndërsa flitet edhe për një rikthim të Miralem Pjanic.

Juventusi po punon për rikthimin e Miralem Pjanic, që ka shprehur dëshirën t’i bashkohet sërish klubit nga Torino pas eksperiencës së dështuar te Barcelona.

Transferimi mund të arrihet edhe me një huazim, por do të duhet edhe një reduktim i pagës, por ky është një operacion që mund të nisë pak më vonë këtë verë.

Gjithashtu për mesfushën po punohet sa më parë që të mbyllet marrëveshja me Manuel Locatellin.

Ndërkohë, sa i përket rinovimeve në listë janë edhe kontratat e Giorgio Chiellinit që ka skaduar dhe rinovimi me Juan Cuadrados, që i përfundon marrëveshja në vitin 2022. /albeu.com/


Shtuar 21.07.2021 17:45