Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka zbuluar sa i emocionuar ishte kur mësoi që mund ta kompletoi transferimin e Luis Suarezit nga Barcelona.
Suarez zhvilloi rol shumë të rëndësishëm te “Los Rijoblancos” duke iu ndihmuar të fitojnë triumfin e La Liga-s pas shtatë viteve.
Tekniku argjentinas thotë se e dinte që uruguaiani do bënte ndryshimin para se t’i bashkohej verën e kaluar.
“Kur erdhi mundësia (për Atletico Madrid të transferojë Luis Suarez), klubi me telefonoi dhe më tha: ‘Çfarë është mendimi juaj për Luis Suarez? dhe u përgjigja: ‘A je seriozë?”.
“Mos më pyet, shkojmë dhe me lejo të flas. Kur bisedova me të, gjeja e parë që thashë ishte: ‘Shiko Luis, ne duhet të fitojmë dhe ti dëshiron të fitosh, pra dera është e hapur”.
“Janë disa lojtarë që janë të bekuar me magji, si Suarez, që është fitues”.
“Ai arriti nga largimi prej Barcelonës si 20-vjeçar, me entuziazëm, me dëshirën që kishte dhe ky djalë ishte mësuar të fitonte, erdhi te skuadra që kishte nevojë të fitonte, viti dukej mirë”, deklaroi ai.
Suarez realizoi plotë 21 gola dhe dhuroi tri asistime në 32 paraqitje në La Liga.