Simeone dëshiron që Atletico të nënshkruajë me CR7, trajneri shpreson për një efekt të ngjashëm me transferimin e Suarez

Diego Simone dëshiron që Atletico të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon.

Trajneri i skuadrës madrilene dëshiron që transferimi i portugezit të ketë të njëjtin efekt si transferimi i Luis Suarez në vitin 2020, sipas gazetarit Guillem Balague.

Vetë lojtarit i pëlqen ideja për t’u transferuar në Atletico. Klubi madrilen po kërkon mundësi për të kënaqur Simeonen dhe agjentin e futbollistit,Jorge Mendes, i cili ka një marrëdhënie shumë të mirë me vendimmarrësit e Atleticos.

Sulmuesi 37-vjeçar nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshje këtë sezon në Premier League. /albeu.com/


Shtuar 16.08.2022 17:46