Ndoshta askush nuk e ka shpjeguar dallimin mes Messit dhe Ronaldos më mirë se Simeone

Diego e di se për çfarë po flet.

Në një intervistë, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, pranoi se do të kishte nënshkruar me Leo Messin, dhe jo Cristiano Ronaldon, në ekipin e tij.

Kështu deklaroi trajneri argjentinas:  Leo luan më mirë kur është i rrethuar nga lojtarë të mëdhenj, ndërsa portugezi përshtatet më shumë në një ekip me lojtarë të mirë.

“Nëse do të mund të zgjidhja mes Messit dhe Ronaldos, me shumë mundësi do të zgjidhja Messin”.

“Nëse mund të nënshkruani një prej tyre në një klub të rregullt, me lojtarë të rregullt, atëherë Ronaldo është më i përshtatshmi. Por i rrethuar nga lojtarë të mëdhenj, Messi është më i mirë se Ronaldo”. /albeu.com/


Shtuar 18.06.2022 20:55