Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Trajkovski, shënoi një gol vendimtar ndaj Italisë, i cili e çoi ekipin e tij në fazën finale të play-off-it të Kupës së Botës.
Ajo që është veçanërisht interesante është se ndeshja është luajtur në stadiumin “Renzo Barbera”, në shtëpinë e futbollistëve të Palermos.
Trajkovski pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në fanellën e Palermos duke shënuar 20 gola në 113 ndeshje. /albeu.com/