Katari ka shpenzuar 200 miliardë dollarë për organizimin e Kupës së Botës të këtij viti, gati 20 herë më shumë se sa shpenzoi Rusia në edicionin e 2018-tës.
Turneu aq shumë i diskutueshëm do të nisë në 20 nëntor në një sfod të problemeve të infrastrukturës, pavarësisht shpenzimeve të mëdha.
Tifozët e Anglisë janë ankuar për mungësë akomodimi dhe jo pa justifikim.
Që nga marsi i këtij viti kishte vtëm 300.000 dhoma hoteli në Katar, edhe pse më shumë se një milion tifozë do të vizitojnë këtë shtet gjatë turneut.
Kjo situatë përkeqësohet akoma edhe më shumë pasi 80% e këtyre dhomave janë rezerbuar nga FIFA për të strehuar ekipe, sponsorë dhe drejtues.
Katari ka ndërtuar 7 stadiume të reja, moderne për turneun, duke modernizuar gjithashytu stadiumin e vjetër Khalifa International.
Tifozët që do të mblidhen në këto stadiume, mund t’i duhet të kalojnë as 24 orë të plota në Katar.
Mësohet se nga shifra e madhe prej 200 miliard dollarësh, vetëm 6.5 është shpenzuar në stadiume, baza ekipore dhe ambientet për tifozët.
Sipas zyrtarëve të Katarit, kjo shifër është për strategjinë e këtij shteti deri në vitn 2030./albeu.com