Si pritet ta rreshtojë Reja sot Shqipërinë përballë Izraelit

Shqipëria përballet me Izraelin sonte prej orës 20:45 dhe synon vetëm fitoren. Trajneri Edy Reja ka programuar edhe disa ndryshime në formacion, duke nisur nga prapavija.

Veseli merr vendin e Kumbullës, ndërsa në mesfushë pritet ta nisin nga fillimi Asllani e Bajrami, në vend të Gjasulës dhe Çekiçit.

Sulmi do të jetë krejt ndryshe, nisur edhe nga gjendja gripale e Cikalleshit, i cili është në dyshim për sonte. Uzuni e Broja priten nga minuta e parë.

Shqipëria (3-5-2): Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Hysaj, Uzuni, Broja.


Shtuar 10.06.2022 09:36